“Vizita e Melonit, normale”- Baçi: Marrëveshja për emigrantët drejt ekzekutimit
Analisti Agim Baçi është shprehur se vizita e ditës së nesërme të kryeministres italiane Giorgia Meloni në kampin e refugjatëve që po ndërtohet në Gjadër është një vizitë normale e një pune që është diskutuar gjatë në të dy shtetet.
Komentet Baçi i bëri në Euronews Albania, ku tha se të dy kryeministrat, Edi Rama dhe Giorgia Meloni, janë të predispozuar që të tregojnë se marrëveshja për emigrantët është drejt ekzekutimit të saj.
Ai tha gjithashtu se kryeministrit Edi Rama nuk i intereson imazhi i tij në Itali, por i intereson imazhi te shqiptarët në vendin tonë, të cilët janë edhe votues.
“Pas marrëveshjes dhe miratimit nga Gjykata Kushtetuese është një vizitë normale e një pune që është debatuar goxha edhe në Shqipëri edhe në Itali. Të dy kryeministrat janë të predispozuar që të tregojnë që ajo marrëveshje mes tyre është drejt ekzekutimit të saj.
Është një vizitë e duhur që i shërben këtij procesi. Pastaj të dy kryeministrat do të jenë përballë shumë pyetjeve të gazetarëve, sidomos pas emisionit investigativ. Pas emisionit të parë në Shqipëri kanë ardhur deputetë italianë, gazetarë italianë, etj.
Rama nuk është i interesuar nëse i përmirësohet imazhi apo jo në Itali. Ai çdo gjë e bën për publikun dhe votuesin shqiptar. Ai edhe në reagimin pas emisionit Rai3, tentonte ta shihte këtë si një goditje ndaj Shqipërisë dhe jo ndaj qeverisë së tij”, tha Baçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore