Vjosa Park Kombëtar, Kumbaro sqaron çfarë do të bëhet me lumin

14 Qershor 2022 | 18:34

Shqipëria ka nisur procedurat për ta bërë lumin Vjosa dhe degët e tij Park Kombëtar, duke siguruar kështu një shkallë të lartë të mbrojtjes të tij.

Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro tha se mbërritja deri në këtë vendim ka kaluar nëpërmjet disa procedurash.

“Është pjesë e një procesi që ka kohën e maturimit dhe sjell në një pikë të përbashkët aktorë të ndryshëm të shoqërisë”, tha Kumbaro.

Sipas saj, menjëherë pas marrëveshjes është ngritur një grup pune i cili do të përcaktojë vendet ku mund të bëhet agroturizëm, ekoturizëm apo dhe rafting, ku mund të peshkohet dhe ku jo, ku mund të shkohet me makinë dhe ku jo. Grupi i punës, siç tha Kumbaro po merret me shqyrtimin e të gjitha mundësive për ta çuar Vjosën në lartësinë e duhur.

Ajo nënvizoi se nuk bëhet fjalë për “fronte, por për emancipimin e shoqërisë”, duke thënë se vendimmarrja ka qenë e përbashkët.

Kumbaro shtoi se Qeveria Rama 3 e ka prioritet mbrojtjen e mjedisit dhe turizmin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026