Vlerësim ligjor, Rama: S’mund të pranojmë pedagogë që punojnë në ‘fason’
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij me rektorët e universitete publike dhe private, nënvizoi se duhet të bëhet një vlerësim i thellë ligjor i të gjithë universiteteve për të parë deri në fund raportet e tyre me ligjin.
Ai nënvizoi se universitetet private nuk deklarojnë pagat e plota dhe se nuk mund të pranohet që të ketë pedagogë sikur punojnë në fason.
“Për shkak të një page që është ende jo e kënaqshme në universitetin publik, shkojnë në universitete private, aty tjetër deklarohet dhe tjetër marrin. Ky është fakt. Nuk mund ta pranojmë që të kemi pedagogë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fason. Në rast se ka mospërputhje midis pagës së deklaruar dhe pagës së marrë, duhet ta korrigjojnë, se procesi do të shkojë në kontrollin e pasurisë. Po të shohim dypunësimin me universitete private, një pjesë e të cilit është ca në bardhë dhe ca në të zezë, jemi në tjetër realitet”, u shpreh Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni