Vllaznia, Apolonia, Teuta dhe Gramshi në gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë për vajza
Ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për vajza nuk rezervuan surpriza, teksa Vllaznia, Apolonia, Teuta dhe Gramshi triumfuan bindshëm dhe siguruan biletat për në fazën tjetër.
Vllaznia konfirmoi dominimin e saj pas fitores 9-0 në ndeshjen e parë ndaj Atletik Klub, duke fituar edhe takimin e dytë me rezultatin 3-0. Shkodranet treguan një formë të lartë dhe aspirata të forta për këtë kompeticion.
Apolonia mposhti Kinostudion me rezultatin 8-1, duke kontrolluar takimin nga minuta e parë dhe duke treguar se mbetet një nga pretendueset kryesore për trofeun.
Teuta nuk bëri kompromis ndaj Partizanit, duke triumfuar me një rezultat të thellë 8-0 dhe duke treguar një paraqitje me intensitet dhe gola të shumtë.
Ndërkaq, Gramshi mposhti Egnatian me shifrat 6-0 në sfidën e zhvilluar këtë të hënë, duke siguruar edhe ajo kualifikimin në katërshen më të mirë të edicionit.
Me përfundimin e çerekfinaleve, Kupa e Shqipërisë për vajza hyn në fazën ku gabimet nuk falen, dhe vetëm skuadrat më të forta do të vazhdojnë luftën për trofeun.

Rezultatet e ndeshjeve të kthimit:
Vllaznia 3-0 Atletik Klub
Apolonia 8-1 Kinostudio
Teuta 8-0 Partizani
Gramshi 6-0 Egnatia
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve