Vodhi celular në një dyqan, në pranga 17-vjeçari në Librazhd

23 Dhjetor 2023 | 10:57

Një 17-vjeçar i cili vodhi disa celularë në një dyqan, i shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ka rënë në prangat e policisë së Librazhdit. Gjithashtu, është arrestuar dhe një 44-vjeçar, që e shtyu adoleshentin për të kryer vjedhjen, duke i mbajtur celularët në shtëpi.

Sakaq, procedohet në gjendje të lirë pronari i dyqanit, pasi ka marrë celularët dhe nuk ka kallëzuar për vjedhjen.

“E. B., 17 vjeç, banues në Librazhd, i shpallur në kërkim, pasi më datë 28.11.2023, nuk u gjet në banesë, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, dhe më datë 19.12.2023, ka vjedhur 4 celularë në një dyqan celularësh, në pronësi të shtetasit Z. M.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u bë arrestimi i shtetasit V. K., 44 vjeç, banues në Librazhd, (fqinji i 17-vjeçarit), pasi dyshohet se ka shtyrë 17-vjeçarin, për të kryer vjedhje, si dhe ka mbajtur në banesën e tij, celularët e vjedhur”- njofton policia.

Celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026