Vodhi monopatinën te sheshi “Skënderbej”, 36-vjeçari përplaset me një “Range Rover”

14 Dhjetor 2024 | 17:01

Një 36-vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur një monopatinë elektrike te sheshi “Shkënderbej”.

Më pas duke u larguar me monopatinën e vjedhur ai është përplasur me mjetin tip “Range Rover”, me drejtuese shtetasen B. M.

Si pasojë 36-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve njofton Policia e Tiranës.

Gjithashtu një aksident tjetër është shënuar në kryeqytet ku sipas policisë 44 vjeçari A.B,  duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMW”, është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi E. S. dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. 44-vjeçari ka refuzuar të kryejë testin e alkoolit, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026