Vora fitore historike ndaj Tiranës, Dinamo tregon forcën me Vllazninë

1 Shtator 2025 | 09:38

Java e dytë e Kategorisë Superiore solli surpriza dhe gola të shumtë, ku fitorja e parë historike e Vorës në elitën e futbollit shqiptar mori vëmendjen kryesore.

Në një ndeshje të luajtur në stadiumin e Laçit, për shkak të punimeve në impiantin e tyre, Vora mposhti Tiranën me rezultatin 3-1, duke siguruar tri pikët e para në kampionat.

Bernard Karrica ishte njeriu i ndeshjes, me dy gola, një nga penalltia në minutën e 35-të dhe një tjetër në fillimin e pjesës së dytë pas asistit të Bardhit.

Fitorja u vulos nga Zuna, që realizoi një gol të bukur në minutën e 69-të ndërsa për bardheblutë, Paradinho shënoi golin e vetëm në minutën e 85-të, duke fiksuar rezultatin përfundimtar.

Në sfidën tjetër të së dielës, Dinamo City tregoi forcën ndaj Vllaznisë, duke fituar me të njëjtin rezultat, 3-1, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Blutë e drejtuar nga trajneri Ilir Daja regjistruan fitoren e parë sezonale, duke dhënë sinjale pozitive në aspektin ofensiv.

Rezultatet e plota – Java 2:

Flamurtari 3–3 Bylis

Egnatia 1–1 AF Elbasani

Partizani 0–0 Teuta

Vora 3–1 Tirana

Dinamo City 3–1 Vllaznia

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026