Vora mposht Partizanin 1-0 në stadiumin e ri, Teuta barazon me Dinamon
Sfida e fundit e kësaj jave u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana”, ku Teuta dhe Dinamo City u ndanë në barazim pa gola 0-0, në një takim të fortë dhe të luftuar deri në vërshëllimën finale.
Vora regjistroi një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin e ri në shtëpi, duke mposhtur Partizanin me rezultatin minimal 1-0. Përballja ishte mjaft e luftuar, ndërsa Partizani humbi një mundësi të artë në fundin e pjesës së parë pas një 11-metërshi të shpërdoruar.
Tirana u rikthye te fitorja, duke triumfuar në transfertë ndaj Bylisit me rezultatin 1-0.
Me të njëjtin rezultat 1-0 u mbyll edhe supersfida mes Vllaznisë dhe Egnatias. Shkodranët siguruan një fitore të rëndësishme në stadiumin “Loro Boriçi”, duke ngushtuar diferencën me kreun e renditjes në vetëm 4 pikë.
Takimi AF Elbasani – Flamurtari u mbyll në barazim 1-1 në stadiumin “Elbasan Arena”. Të parët kaluan në avantazh verdheblutë, ndërsa Flamurtari barazoi në minutën e 80-të.
Pas përfundimit të javës së 19-të, Egnatia kryeson renditjen me 37 pikë, e ndjekur nga AF Elbasani me 34 pikë. Dinamo City dhe Vllaznia ndjekin me nga 33 pikë secila.


Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve