Votimi dhe numërimi elektronik në 3 bashki, gazetari Hoxha: Ja sa do të kushtojnë

31 Janar 2023 | 10:26

Gazetari Ardit Hoxha deklaroi se qeveria i ka akorduar Komisionit Qendror një fond prej 2.5 miliardë lekësh për blerjen e pajisjeve që do të mundësojnë votimin dhe numërimin elektronik në 3 bashkitë, Elbasan, Kamzë dhe Vorë, në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Hoxha u shpreh se Tirana mund të mos jetë është zgjedhur për të kryer votimin dhe numërimin elektronik, pasi duke qenë një bashki e madhe mund të rriste kostot.

“Te Tirana mund të ketë pasur ndikim faktori ekonomik. Duke qenë se Tirana është bashkia më e madhe në vend, dhe kombinimi i Tiranës me një bashki tjetër të madhe rrjedhimisht do të rriste edhe kostot.

Pra do të duheshin më shumë pajisje të cilat do të përdoren për votimin dhe numërimin elektronik dhe ky faktor mund të ketë ndikuar KQZ-në, nisur edhe nga fondi i vënë në dispozicion nga qeveria, që është rreth 2.5 miliardë lekë, buxhet shtesë që i alokohet KQZ-së për të bërë tenderimet e nevojshme për blerjen e pajisjeve që do të përdoren në zgjedhjet e 14 majit”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026