Votohet qeveria teknike në Maqedoninë e Veriut, Spasovski 100 ditë për zgjedhjet e parakohshme
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar qeverinë e re teknike me kryeministër Oliver Spasovski. Qeveria e tij ka afat 100 ditë për të organizuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill të këtij viti.
Në fjalën e tij në kuvend, kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut e cilësoi nder dhe përgjegjësi të madhe politike qeverisjen në këtë moment të rëndësishëm për vendin, kur pritet anëtarësimi i plotë në NATO dhe hapja e bisedimeve për anëtarësim në BE.
“Shteti jonë gjendet në një periudhë tejet të rëndësishme. Moment kur pritet që të gjithë institucionet shtetërore të funksionojnë në mënyrën më të mirë. Është koha kur duhet të organizohen zgjedhje të drejta dhe demokratike, por edhe për anëtarësimin e plotë të shtetit në NATO. Është kohë kur duhet të ndiqen edhe vendimet e Këshillit Evropian lidhur me datën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Prandaj edhe udhëheqja e Qeverisë në këtë periudhë për mua është nder, por edhe përgjegjësi shumë e madhe politike dhe profesionale për të dhënë maksimumin.
Më herët Kuvendi i Maqedonisë së Veriut konfirmoi dorëheqjen e Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit dhe menjëherë më pas presidenti Stevo Pendarovski mandatoi Oliver Spasovskin për kryeministër të ri në Qeverinë teknike.
Në këtë Qeveri merr pjesë edhe opozita e deritanishme, VMRO-DPMNE, me ministrin e Brendshëm Naqe Çulev dhe Rashella Mizrahi, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile
- 09:32 Manjatit malajzian i kërkohet të revokojë emërimin e kryetarit të portit, shkak lidhjet me Epstein
- 09:31 37.5 miliardë dollarë për luftën me Iranin, Hegseth paraqet raportin e ri në Senat