Vrasja e dyfishtë në Shkodër, gazetari: Dy ishin autorët, si i ndoqën babë e bir
Gazetari Igli Çalmeta ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e babë e bir Gjokë dhe Eduard Gurra ditën e djeshme në fshatin Sumë në Dugagjin të Shkodrës.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se dyshohet se autorë të ngjarjes kanë qenë dy persona, njëri prej të cilëve ka ndjekur babë e bir ndërsa tjetri ka pasur rolin e ekzekutorit .
Më tej ai theksoi se autorët i kanë ndjekur për ditë të tëra lëvizjet e babë e bir deri në momentin e ekzekutimit.
Gazetari theksoi se në vendngjarje janë gjetur 8 gëzhoja.
“Nga informacionet që kam pista e hakmarrjes është eleminuar. Ky është një atentat i mirëmenduar, dhe dyshohet se prej ditësh ata e kanë mirë organizuar atentatin . Mësohet se ato kanë vëzhguar lëvizjet e babë e bir. Dyshohet se në këtë atentat pjesëmarrës janë dy persona. Njëri ka pasur rolin e vëzhguesit të lëvizjes dhe një person ka pasur rolin e ekzekutorit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja plumbash të cilat janë dërguar për të bërë ekspertizën. Policia ka një person të dyshuar dhe një është shpallur në kërkim. Gjithashtu janë marrë në pyetje dhe shumë bashkëfshatarë të tjerë. “- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë