Vrasja e Santiago Malkos, SPAK jep pretencën: 57 vite burg për vëllezërit Duka

21 Korrik 2025 | 13:25

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur këtë të hënë pretencën për të akuzuarit për vrasjen e Santiago Malkos, ngjarje e ndodhur si rezultat i përplasjes mes dy grupeve kriminale rivale që kontrollonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas SPAK, ngjarja lidhet me rivalitetin mes grupit të vëllezërve Duka dhe grupit të Ervis Martinajt, mik i ngushtë i viktimës.

Dënimet e kërkuara nga SPAK:

Leonard Duka: 32 vite burg

Erlis Duka: 25 vite burg

Fatmir Hyseni: 32 vite burg

Aleksandër Manxhaku: 22 vite burg

Oltian Loga: 23 vite burg

Dritan Aga: 23 vite burg

Santiago Malko, ish-efektiv i policisë, i njohur edhe për lidhjet e tij me botën e krimit, u vra më 27 gusht 2019 në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, pranë zonës së Porcelanit. Ai u qëllua me breshëri automatiku teksa udhëtonte me makinën e tij BMW X5 dhe mbeti i vdekur në vend. Vrasja e tij ishte kulmi i një hakmarrjeje të përgjakshme mes dy grupeve kriminale që rivalizonin për kontrollin e lojërave të fatit dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme në Tiranë.

Hetimet e mëvonshme zbuluan se pas atentatit fshiheshin vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, së bashku me disa anëtarë të tjerë të grupit të tyre. Sipas dosjes së SPAK, ngjarja e rëndë erdhi si rezultat i një përplasjeje të ashpër midis grupit të vëllezërve Duka dhe grupit të Ervis Martinajt, miku i ngushtë i Malkos. Konflikti kishte nisur një vit më herët, më 26 gusht 2018, pas një ngjarjeje të ndodhur në një lokal në zonën e Kinostudios, ku mbetën të plagosur Juxhin Hamajezi, Rovaldo Mumajesi dhe Ibrahim Durollari. Autor i dyshuar i asaj ngjarjeje ishte vetë Santiago Malko, i cili u akuzua se kishte tentuar të vriste Erlis Dukën.

Konflikti u ashpërsua dhe më shumë në momentin kur Santiago malko mori peng dhe dhunoi babanë e vëllezërve Duka, Muhamet Dukën.

Në shenjë hakmarrjeje për rrëmbimin e babait, grupi i vëllezërve Duka, sipas SPAK, nisi të planifikonte eliminimin e Malkos dhe Ervis Martinajt. Për disa muaj me radhë ata ndoqën lëvizjet e Martinajt, por pa mundur ta lokalizonin. Në maj 2019, pasi nuk arritën të realizonin atentatin ndaj tij, vendosën të godisnin mikun e tij më të ngushtë, Santiago Malkon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026