English

Vrasja e Sofisë, SPAK kërkon nga 30 vite burg për 4 të pandehurit, 7 vite për Shytin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për 5 të pandehurit që akuzohen për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në vitin 2021.

- Advertisement -

Në pretencën e SPAK, kërkohet dënimi me nga 30 vite burg për 4 të pandehurit: Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi, Xhuljano Visha.

Ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shytin SPAK ka kërkuar dënimin me 7 vite burg.

Akuzat: 

Ernejt Shyti akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim kryer për interes”, kryer në bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal”, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Xhulian Visha akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim kryer për interes”, kryer në bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal”, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” “Grup i Strukturuar Kriminal ‘në formën e pjesëmarrjes’.

Bujar Leza, akuzohet për veprat penale “Grup i Strukturuar kriminal” “Vrasje me paramendim e kryer për interes”, “Grup i Strukturuar Kriminal, në formën e pjesëmarrjes”

Leonard Xhixha, akuzohet për veprat penale “Grup i Strukturuar kriminal” “Vrasje me paramendim e kryer për interes”, “Grup i Strukturuar Kriminal, në formën e pjesëmarrjes”

Skëndër Vathi, akuzohet për veprat penale “Grup i Strukturuar kriminal” “Vrasje me paramendim e kryer për interes”, “Grup i Strukturuar Kriminal, në formën e pjesëmarrjes”.

Vuajtja e dënimit të pandehurve do të bëhet në burg të sigurisë së zakonshme

66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?