Bardhi: Deputetët të vendosur për të vijuar aksionin deri në plotësimin e kërkesave

5 Dhjetor 2023 | 15:07

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes që zhvilloi me deputetët demokratë.

Ai theksoi se deputetët e opozitës do të vijojnë aksionin e tyre deri në plotësimin e kërkesave minimale që përbëjnë të drejtat kushtetuese të deputetëve.

“Në mbledhje u diskutua gjatë për situatën në Kuvend dhe vijimin e aksionit të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, diskutime që do të vijojnë dhe ditën e nesërme. Kemi rikonfirmuar dhe njëherë që mos të heqim dorë nga mundësia që Kuvendi t’i kthehet rrugës së kushtetueshmërisë. Kjo rrugë kalon përmes respektimit të të drejtave kushtetuese në mbrojtje të interesit publik.

Brenda grupit parlamentar është i lirë që të shpreh opinionin dhe argumentat e tij, por pëe të dyja çështjet ka pasur dhe ka dakordësi të plotë për secilin prej kolegëve brenda grupit parlamentar. E sigurt është se secili nga kolegët është i vendosur për të vijuar aksionin e tyre deri në plotësimin e atyre kërkesave minimale që përbëjnë të drejta kushtetuese të deputetëve të opozitës, si një mundësi për t’i shërbyer interesit të qytetarëve”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026