Vrasja me snajper në Vlorë, viktima ishte djali i ish-anëtarit të bandës së njohur

8 Janar 2024 | 08:21

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë gjatë mbrëmjes së djeshme, ku 22-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua me armë zjarri tip ‘snajper’, sapo doli në ballkonin e banesës së tij.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje, ndërsa i riu sapo ishte kthyer nga Belgjika.

Dy vite më parë më 3 janar, xhaxhait të viktimës, Bernard Sinomatit i kanë vendosur lëndë plasëse në automjetin që e kishte të parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ka ndodhur ekzekutimi i 22 vjeçarit.

Bernard Sinomati rezulton se nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Belgjika.

Po ashtu mësohet se viktima Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit ish-anëtar i bandës së Gaxhait, e cila operonte në vitin 1997 në Vlorë dhe ishte kundërshtare e bandës së Zani Caushit.

I njohur ndryshe me pseudonimin “Buzëderri”, i ati i viktimës, Sokol Sinomati ka qenë një emër i njohur për Policinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026