“Vrasja nuk paguhej me para”, gazetari: Ja çfarë përdornin kriminelët në MATRIX
Një operacion i koordinuar ndërkombëtar, i udhëhequr nga autoritetet e Francës, Holandës, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë dhe Spanjës, ka çuar në zbërthimin e aplikacionit të koduar “Matrix”, i përdorur nga kriminelët për aktivitetet e tyre të paligjshme. Europol njoftoi përfundimin e operacionit më 3 dhjetor, duke zbuluar më shumë se 2.3 milionë mesazhe të deshifruara në 33 gjuhë.
Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euronews Albania se ndryshe nga platformat e tjera të ekriptuara si SKY, Matrix kishte dhoma komunikimi ku mund të gjurmosh të gjithë komunikimet e tyre.
Ai tregoi se Europol ka monitoruar 3 muajt e fundit gjithë akseset në 33 gjuhë nga 8 mijë përdorues.
“Komunikimet janë në 33 gjuhë nga 8 mijë përdorues, pasi të selektohen secili vend do marrë folderin e vet, përfshirë SPAK. Kemi dijeni që ka shqiptarë vrasës me pagesë që e kanë përdorur por nuk përjashtohet të jetë përdorur nga biznesmenë. Të gjitha sistemet e kriptuara mund të dekriptohen nga shërbime inteligjente shumë të fuqishme. Një nga veçoritë e kësaj platforme është se pagesat për vrasjet nuk bëheshin as në lekë as në euro por më kriptomonedha. Ne kemi shumë pak dijeni teknike në vendin tonë për kriptomonedhat, për pagesat online, nuk kemi shumë ekspertizë, dhe këtu duhen fokusuar edhe trajnimet e reja”, tha Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit
- 15:47 Izraeli dhe Libani rifillojnë bisedimet e paqes, por a do të zgjasë armëpushimi?
- 15:43 Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së miraton projektligjin për të bërë të përhershme orën verore
- 15:40 SHBA-ja sulmoi qytetet portuale të Iranit, teksa Parlamenti iranian miratoi projektligjin për kontrollin e Hormuzit
- 15:31 I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko