Vrau bashkëjetuesen me thikë, kërkohet burgim i përjetshëm për 38-vjeçarin
Prokurori i çështjes së 38-vjeçarit Ramis Micit, Xhelian Seferi ka kërkuar për të pandehurin burgim të përjetshëm.
Bëhet fjalë për një ngjarje tronditëse të ndodhur një vit më parë ku i pandehuri Ramis Mici ka vrarë me mjet të mprehtë thikë bashkëjetuesen e tij shtetasen Jetlira Elezi në banesë, në vendin e quajtur lagjja: “Skenderbej”, Elbasan
Njoftimi i Gjykatës
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, përfaqësuar nga prokurori i çështjes Z. Xhelian Seferi, në datë 13.07.2023 ka paraqitur diskutimin përfundimtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në gjykimin penal ndaj të pandehurit R.M të akuzuar për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, duke kërkuar përfundimisht dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Ngjarja i referohet datës 30.07.2022, ku i pandehuri R.M. ka vrarë me mjet të mprehtë thikë bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E në banesë, në vendin e quajtur lagjja: “Skenderbej”, Elbasan.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë