English

Vrau biznesmenin Meshahu| “Apeli” ul dënimin për Rei Metën, vetëm 18 muaj burg

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Apelit në Vlorë ka ulur dënimin për Rei Metën, i cili në verën e vitit 2023 goditi për vdekje me grusht biznesmenin Armando Meshau.

- Advertisement -

Ngjarja ndodhi në një qendër interneti në qytetin e Vlorës, pas një konflikti fillimisht verbal mes dy personave, i cili u përshkallëzua në dhunë.

Ai u dënua më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë me 3 vite burg, nga të cilat do të kryente vetëm dy, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë Apeli vendosi që ai të dënohet në total me 2 vite e 3 muaj burg, nga të cilat do të duhet të kryejë vetëm 18 muaj.

Kujtojmë se Rei Meta është djali i anëtares së KLP-së, Nurihan Seiti.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale R. M, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”,  parashikuar nga neni 85 të Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Vlorës, ku në lagjen “Hajro Çakërri”, në Rrugën “Sulejman Delvina”, në afërsi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në ambientet e brendshme të internet-kancelari “Number 1”, si pasojë e një konflikti verbal dhe fizik, i pandehuri me iniciale R. M, ka goditur me grusht shtetasin me iniciale A. M, i cili ka ndërruar jetë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin nr. 109/151, datë 20.03.2024 ka vendosur:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit R. M, akuzuar për kryerjen e veprës penale  “Vrasja  nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

-Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen me 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri R. M me 2 ( dy) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit për të pandehurin R. M të fillojë nga dita e arrestimit të tij më datë 07/08/2023 dhe pjesa e mbetur  e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga i pandehuri me iniciale R. M, i cili kërkoi:

1.Ndryshimin e vendimit nr. 109/151 datë 20.3.2024 i Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

2.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, në mbështetje te nenit 388/1.e të K.Pr.Penale për shkak se fakti është kryer në prani të një shkaku të përligjur që është mbrojtja e nevojshme, dhe nëse Gjykata nuk bindet për pafajësinë e të pandehurit.

3.Në alternativë deklarimin fajtor të të pandehurit dhe dënimin e tij për veprën penale të “Vrasjes nga pakujdesia”, sipas nenit 85 të K Penal duke u dënuar ai me gjobë.

Gjithashtu, ndaj këtij vendimi kanë ushtruar ankim trashëgimtarët e viktimës të të ndjerit A. M, të cilët janë  shprehur që në lidhje me cilësimin juridikë të veprës penale, kjo gjë është në kompetencë të gjykatës dhe organit të procedurës dhe nuk paraqesim pretendime. Trashëgimtarët e viktimës i  kanë normalizuar marrëdhëniet me njeri- tjetrin dhe nuk kanë pretendime per vendimet e gjykates dhe mosmareveshjet civile do ti zgjidhin me mirëkuptim me njëri tjetrin ose në rrugë gjyqësore civile.

Prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, z. Genti Xholi, gjatë gjykimit, në seancë gjyqësore parashtroi se:

Qëndrimi, cilësimi juridik dhe lloji i dënimit është i drejtë dhe duhet lenë ne fuqi, për sa i përket masës se dënimit e le ne vlerësimin të gjykatës.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 10.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Diamela Goxha dhe anëtare znj. Valdete Hoxha dhe z. Qemal Zaimi, vendosi:

1.Lënien në fuqi të vendimit nr.151 datë 20.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë sa i takon cilësimit juridik të veprës penale dhe fajësisë së të pandehurit R.M.

2.Ndryshimin e vendimit sa i takon masës së dënimit duke u dënuar i pandehuri R. M me 2 vjet e 3 (tre) muaj burgim.

3.Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim.

4.Mospranimin e ankimit të paraqitur nga trashëgimtarët e viktimës për mungesë legjitimimi.

Tiranë, më 10.06.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?