“Vuçiç kërkon mbledhje në KS”, Nesho: Roli i Ramës inekzistent, palë me Beogradin

9 Korrik 2023 | 15:42

Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA tha për Euronews Albania se negociatorët e BE-së po tregohen të paaftë në konfliktin Kosovë-Serbi.

Ndërsa shtoi se edhe kryeministri Rama po mban krahun e Beogradit dhe se roli i tij është inekzistent shkrirjen e tensioneve Kosovë-Serbi.

Ai tha se Rama po e konsideron veten pjesë të ndërkombëtarëve ndërkohë që Shqipëria është palë e interesuar sa i takon çështjeve të Kosovës.

“Dje zëdhënësja e ministrisë së jashtme e të Rusisë jep një fakt tjetër, ajo përkrah vendimin e Vuçiçit për të vajtur në Këshillin e Sigurimit për arsyen se po kryet një spastrim etnik nga qeveria e Kurtit për të spastruar veriun e Kosovës. Ku është roli dhe dashakeqësia e Ramës? Po bëhet shtesë dhe argat e Beogradit. Në konferencën ku një gazetar shqiptar i përmend çështjen e Dombasit.

Vuçiç në përgjigje të konferencës shtroi çështjen e rikthimit të çështjes së veriut të Kosovës në Këshillin e Sigurimit për të rikthyer 12:44, si  përgjigj Rama? Është skandaloze që për çështjet kombëtare përfaqësuesi I Shqipërisë të mos ketë një qëndrim fiks, këtë  nuk e ka bërë njeri në historinë shqiptare, të krijojë një precedent të tillë negative.

Përgjigjja e Ramës, i hap dritën jeshile edhe si anëtarë i Këshillit të Sigurimit, për të thënë se  unë jam pjesë e komunitetit ndërkombëtarë. Interesat e Kosovës për Ramën, janë njësoj si çështja e Armenisë, ndërkohë që ne jemi pala e interesuar. Këtu fle lepuri”,-tha Agim Nesho.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026