Vuçiç kundër Europës për të ikur në Moskë, eksperti: Evropa nuk ka për ta lejuar
Mersel Bllali, ekspert në Maqedoninë e Veriut, foli në Euronews Albania lidhur me situatën e Vuçiç i cili po insiston për të dalë kundër Europës për të ikur në Moskë së bashku më një njesi ushtarake serbe.
Eksperti bëri një analizë nëse Europa do ta lejojë diçka të tillë apo do të ketë një reagim.
“Vuçiç është mjeshtër për ta lexuar kohën dhe momentin se çfarë duhet bërë.
Me ardhjen e Trump në pushtet dhe ndryshimin e politikës së SHBA-ve, posaçërisht ndaj BE-së, Vuçiç sikur fiton një liri dhe bën deklarata të tilla. Por a kemi ne një deklaratë nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas e cila kishte potencuar që Serbia të harrojë BE-në nëse në maj merr pjesë në paradën e Moskës. Kallas është estoneze, vjen nga një shtet që ka pësuar vuajtje të mëdha në kuadër të Rusisë.
Uninoni Europian është i lodhur nga lojërat e dyfishta që i bëjnë disa shtete anëtare. Këto lojëra mund të sjellin aspekte negative për funksionimin por dhe ekzistencën e BE-së. Këto janë segmente që Unioni Europian në këtë situatë që është, ndjehet si e lëshuar nga një forcë dhe nuk dëshiron të ndeshet me logjikën e një orbani tjetër sic është Fiço i Sllovakisë. Jam i bindur se Unioni Europian do të jetë më e ashpër kundër çdo afirmimi dhe bashkëpunimi të segmenteve të ndryshme që lidhen me Rusinë”, tha eksperti Mersel Bllali.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar