Vuçiç me ambasadorin e SHBA: Formimi i Asociacionit me “rëndësi prioritare”

Vucic
3 Mars 2023 | 15:29

Pas një takimi në Beograd, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ranë dakord që formimi urgjent i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është me rëndësi prioritare, tha Presidenca e Serbisë.

Vuçiç ka shkruar në profilin e tij në Instagram më 3 mars se ka informuar ambasadorin Hill për rundin e fundit të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili u mbajt më 27 shkurt në Bruksel.

Veç formimit të Asociacionit, presidenti serb tha se “duhet shumë përpjekje, punë dhe diskutime për zgjidhjen e problemeve të akumuluara në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë”.

Ai tha gjithashtu se të premten ka biseduar edhe me ambasadorin britanik në Beograd, Shan McLeod, për hapat e mëtejshëm për të formuar sa më parë Asociacionin.

Në takimin e së hënës, Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ranë dakord për Propozimin Evropian – Marrëveshjen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Por, palët nuk e nënshkruan këtë dokument, për të cilin një zyrtar i BE-së tha dje se duhet të nënshkruhet bashkë me aneksin ose planin e zbatimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

Lideri i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, zhvilluan të premten...
21:43 | 10/07/2026

Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit, pak ditë pasi të shpallë zgjedhjet parlamentare....
19:05 | 10/07/2026

A rrezikohet rajoni? Shpërthen ethja afrikane në Serbi, urdhërohet asgjësimi i 11 mijë derrave

Autoritetet serbe kanë konfirmuar zyrtarisht një vatër të re dhe të madhe të ethes afrikane të derrave në rajonin e Vojvodinës. Për të frenuar përhapjen...
18:43 | 10/07/2026