Vuçiç merr pjesë finalen e stërvitjes ushtarake taktike “Whirlwind 2024”
Serbia përfundon sot stërvitjen e përbashkët taktike me qitje luftarake “Whirlwind 2024”, në të cilën marrin pjesë më shumë se 2000 pjesëtarë të Forcave të Armatosura Serbe (SAF) dhe rreth 350 pajisje ushtarake. Në stërvitje ka marrë pjesë edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Të pranishëm në stërvitje kanë qenë edhe presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik, anëtarja serbe e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviç, liderët e serbëve në Mal të Zi Andrija Mandiç dhe Milan Knezheviç, shkruan Euronews Serbia.
Në stërvitjen përfundimtare mori pjesë edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutaš, i cili erdhi në Pešter me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneral Milan Mojsiloviç.
Kjo është hera e parë që një komandant i KFOR-it – forcës paqeruajtëse ndërkombëtare nën udhëheqjen e NATO-s, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999, merr pjesë në demonstrimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar