Vuçiç fiton zgjedhjet në Serbi

4 Prill 2022 | 09:18

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç shpalli fitoren si në zgjedhjet presidenciale por edhe ato parlamentare. Duke siguruar rreth 60% te votave, ai nuk ka nevojë të shkojë në një raund tjetër presidencial.

Zdravko Ponos, një gjeneral në pension që përfaqëson koalicionin pro-evropian  renditet i dyti me rreth  17% të votave. Partia e presidentit  siguroi 43% të votave, dhe grupi opozitar 13 %.

Në fjalimin e fitores Vuçiç u shpreh  se një ndër sfidat e vendit të tij janë marrëdhëniet e mira në rajon por edhe miqësia me aleatët tradicional.

 “Ne besojmë se përballemi me shumë sfida, por më e rëndësishmja për Serbinë është të ketë marrëdhënie të mira në rajon, të vazhdojë rrugën evropiane, por në të njëjtën kohë të mos i prishë raportet me miqtë tradicionalë,” – u shpreh Vuçiç.

Lufta në Ukrainë ishte ndër çështjet kryesore të fushatës. Vuçiç duke siguruar një mandat të dytë 5 vjeçar deklaroi se Serbia do të qëndrojë neutrale ushtarakisht dhe do të vijojë raportet miqësore me Rusinë.

Serbët në Kosovë, me shtetësi të dyfishtëë votuan në komunat brenda Serbisë, pasi qeveria e Kosovës nuk lejoi që këto zgjedhje të mbahen brenda territorit të saj. Të dielën në mëngjes, më shumë se 25 autobusë u panë në stacionin e autobusëve në Mitrovicë të Veriut, për të transportuar serbët për të votuar në Rashkë. Transport të organizuar kishte edhe në Graçanicë, një komunë e banuar me shumicë serbe, që gjendet pranë Prishtinës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026