Vuçiç shtroi një darkë në Presidencë për mysafirët e “Ballkanit të Hapur” 

2 Shtator 2022 | 08:42

Panairi i parë ndërkombëtar i verërave “Wine vision of the Open Balkan”, nën kujdesin e  Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, u hap me verën “Open Balkan” e cila prodhohet nga tre varietete vendase nga të tre vendet anëtare të kësaj nisme rajonale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shtroi një darkë për mysafirët e samitit.

“Jam i nderuar që sonte në Beogradin tonë të bukur pata rastin të pres miq të dashur si të Serbisë ashtu edhe të Ballkanit të Hapur!”, shkroi Vuçiç në llogarinë në Instagram.

Në mbrëmje morën pjesë liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, Edi Rama, Dimitar Kovaçevski dhe Dritan Abazoviç, kreu i diplomacisë turke Mevlut Çavusoglu, kryetari i Këshillit të Ministrave BeH Zoran Tegeltija dhe anëtarët e Qeverisë së Serbisë në mandatin teknik të kryesuar nga kryeministrja Ana Brnabiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026