Vuçiç takohet në Rashkë me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, po takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova në Rashkë, në jug të Serbisë. Në këtë takim, që është i hapur për publikun, po marrin pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, dhe ministra të tjerë serbë.
Gjatë takimit ai tha se Kosova është e interesuar që Serbia ta njohë atë de facto dhe de jure dhe se “ata nuk janë aspak të interesuar se kur do të krijohet Asociacioni” i komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Vuçiç tha se duhet të formohet Asociacioni në mënyrë që serbët të kthehen në institucione.
Presidenti serb po ashtu paralajmëroi investime në vendet ku jetojnë serbët.
Vuçiq kishte njoftuar për këtë takim në Rashkë javën e kaluar, kur ai tha se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova do të dalin me një “platformë të përbashkët” për zgjedhjet në veri të Kosovës “dhe për të gjitha ngjarjet e ardhshme”.
Siç tha ai, platforma do të përfshijë masa të sigurisë, politike, ekonomike dhe sociale për popullatën serbe në Kosovë, por Vuçiq nuk ka treguar konkretisht se për çfarë masash bëhet fjalë.
Presidenti serb po ashtu ka përsëritur se “përfaqësuesit serbë” nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet që planifikohen të mbahen më 23 prill në katër komunat në veri të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.
LEXONI GJTHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë