Xani: Nëse grupet kriminele serbe kontrollojnë veriun, bëhen palë në negociata
Njohësi i politikës së jashtme, Visar Xani deklaroi se nëse gruper kriminale do të kontrollojnë veriun e Kosovës, ata do të bëhen palë në negociata dhe dialog.
Në një intervistë për Euronews Albania, Xani nënvizoi se nëse situata të tilla, Kosova duhet të ndërmarrë edhe veprime radikale.
“Ne jemi duke rrezikuar, të krijojmë një situatë të re në pjesën veriore të Kosovës. Madje, nëse kanë këto grupe kriminale të cilat janë duke kontrolluar veriun direkt në negociata dhe dialiog, atëherë i bie që edhe ata janë palë, nëse jo në mënyrë direkte, në mënyrë të tërthortë janë të përfshirë.
Kjo çështje nuk është në të mirën e Kosovës, nuk është një avantazh politik. Do duhet të merren ndoshta veprime radikale. Në kështu rastesh ekstreme, do duhet që Shqipëria të jetë afër”, theksoi ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cila tha se do t’i bëjë kërkesë KFOR-it, për dërgimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti theksoi se Kosova nuk kërkon konflikt, por do të mbrohet me forcë dhe vendosmëri.
Deklaratën e Vuçiçit, Kurti e ka cilësuar kërcënim me agresion ushtarak.
LEXONI GJITHASHTU
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë