Xhaxhai i vajzës së rrëmbyer: Terroristët fshihen nëntokë, i mbron Hamasi
Inbar, një vajzë izraelite doli të premten me miqtë e saj në një festë në natyrë për të promovuar paqen dhe dashurinë. Të shtunën në mëngjes në orën 7:33 ajo i dërgoi një mesazh vëllait të saj se ata kishin qenë nën një sulm terrorist. Vëllai i saj ka humbur kontaktin me të.
Eli Cohen, xhaxhai i Inbar tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euroneës Albania se mbesa e tij është rrëmbyer nga militantët e Hamas dhe nuk ka asnjë informacion për fatin e saj. Ai tha se ka shumë mundësi që terroristët qëndrojnë të fshehur nën tokë të ndihmuar nga Hamas.
“Nuk kemi marrë asnjë mesazh nga ajo ditë. Jam i sigurt që ata janë të fshehur nën tokë të ndihmuar nga grupi i Hamas, kështu që askush nuk mund t’i gjejë. Janë nën tokë por se dimë se ku. Jam e sigurt se ajo mund të kthehet në shtëpi vetëm nëse ka një marrëveshje me Hamasin. Kemi shprese se ajo është parë për herë të fundit e gjallë nga dy miq të saj teksa merrej nga terroristët”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:23 Operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 9 persona në Kosovë. Sekuestrohen para, makina dhe armë (VIDEO)
- 15:12 Turistët ‘sfidojnë’ temperaturat në Romë, spërkaten me ujë teksa vizitojnë Koloseun (VIDEO)
- 15:05 Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton ‘rikonstruktim të thellë’, ja ndryshimet e reja
- 14:55 Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
- 14:50 Futbollisti i Interit thirret në Prokurori për akuzën e prostitucionit me të mitur
- 14:41 Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat