Xhaxhai tregon dhunën barbare ndaj nipit: I thyen nofullat, e goditën vetëm në kokë
Xhaxhai i Lulzim Fejzullahu, i cili u godit me makinë dhe u rrah për vdekje me shufra hekuri nga dy të rinj, ishte këtë të enjte në një intervistë për Euronews Albania.
Rrahim Fejzullahu tha se nipi i tij 18-vjeçar është dërguar në spitalin e Prishtinës dhe i është nënshtruar një operacioni, por plagët që ka marrë ishin fatale për jetën e tij.
Ai tha se dy agresorët e kanë goditur vetëm në kokë nipin e tij, aq sa i kishin thyer nofullat përpara.
“Djalin e kishin dërguar në Prishtinë. Doktori më tha se nëse nuk futej në operim, do ndërronte jetë. Nënshkrova për operimin, por Luli është i vdekur. E kishin qëlluar vetëm në kokë. Asnjë shenjë s’kishte në trup. I kishin thyer dy nofullat përpara, ballin. S’po di si të shprehem, po kapakun e kokës ia kishin shemb me dhunë”,-tha xhaxhai i Lulzim Fejzullahut.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Podujevë. Dy të rinjtë nga 18 vjeç, e kanë sulmuar barbarisht bashkëmoshatarin e tyre Lulzimin, duke i marrë atij jetën, për shkak të radhës te berberi.
Viktima ishte jetim dhe nuk kishte as nënën e as babanë, por vetëm motrën.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë