Gjenetika e kancerit, Xhetani: Po synohet që çdo individ të trajtohet sipas gjeneve
Kërkuesja në gjenetikën molekulare, Merita Vila Xhetani është shprehur se përsa i përket sëmundjes së kancerit po synohet që secili individ të trajtohet në mënyrë specifike sipas gjeneve që ka.
Këtë e tha e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ndërsa foli për gjenetikën dhe mutacionet që shkaktojnë sëmundje të ndryshme.
“Në aspektin e gjenetikës molekulare humane lidhur me sëmundjen që ne paraqesim, kemi disa specifika që lidhen me frekuencat dhe me mutacionet që prekin sëmundjet gjenetike më të përafërta.
Për shembull për beta talaseminë, ne kemi një spektër mutacionesh që i njohim dhe i kemi sjellë nga vende të Evropës që ngjajnë me vende më afër siç është Kreta, Greqia apo Italia. Gjenetika specifikon në nivel të personalizuar dhe gjenetika e kancerit nuk synon të eksplorojë modelet se si diagnostikohet kanceri. Po te një njeri kur diagnostikohet në nivel gjenetik mutacioni që ka shkaktuar, klonet që ka formuar, ky individ trajtohet në mënyrë të specializuar.”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)