Xhumari: 5-6 operacione me pacientë zgjuar janë bërë gjithsej në Shqipëri
Shefi i shërbimit të Neurokirurgjisë në QSUT, Artur Xhumari ka folur rreth ndërhyrjes kirurgjikale që u krye në trurin e një pacienti, teksa ai ishte zgjuar.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Xhumari deklaroi se ky lloj operacioni, ishte i gjashti që është zhvilluar në vendin tonë.
Xhumari nënvizoi se operacioni i parë u krye në vitin 2015.
“Operacioni i parë është kryer në 2015, në verën e 2015 në Tiranë. Është operacioni me pacientë zgjuar, i pari në Shqipëri, i kryer nga profesor Henri, profesor Petrela. Janë dy të ndryshme në dy ditë, njëra pas tjetrës. Pesë ose gjashtë. Ky duhet të jetë i gjashti”, theksoi ai.
Një ndërhyrje kirurgjikale e vështirë është kryer me sukses në Neurokirurgjinë e QSUT. Mjekët kanë kryer ndërhyrjen delikate në tru me pacientin zgjuar.
Tumori ishte në një zonë të rëndësishme për funksionimin e fytyrës. Pasi tumori vazhdoi të rritej, mjekët u detyruan të kryenin një ndërhyrje. Por atyre iu desh që ta bënin këtë nëpërmjet kirurgjisë zgjuar duke marrë parasysh dhe rreziqet që vinin për 24-vjeçarin.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë