Operimi me pacientë zgjuar, Xhumari: Fillimisht evidentohej epilepsia, tani tumoret
Shefi i shërbimit të Neurokirurgjisë në QSUT, Artur Xhumari ka folur rreth ndërhyrjes kirurgjikale që u krye në trurin e një pacienti, teksa ai ishte zgjuar.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Xhumari u shpreh se kjo teknikë, është përdorur fillimisht për të evidentuar epilepsinë, por edhe tumoret, siç ishte rasti i pacientit 24-vjeçar.
“Ne jemi mësuar me këto lloj operacionesh dhe këto lloj sëmundjesh. Rasti që po flasim ka të veçantë që ishte në një zonë shumë delikate të trurit. Ne kaluam 2-3 vite, duke e ndjekur të sëmurin. Menduam se do bënim ndonjë dëm të madh nëse do e operonim, por kur pamë që dëmtimi i trurit po rritej, tumori, vendosëm që të gjejmë një teknikë që ta operojmë dhe mos t’i bënim dëm.
Një sëmundje tjetër është epilepsia, e cila ndonjëherë, është zona e trurit, shkaktarja dhe ne e operojmë, e heqim këtë zonë. Duhet të lokalizosh se ku është kjo zonë, që të heqësh atë që është përgjegjësja. Tentativa e parë duke përdorur këtë teknologji, ka këtë teknikë “, theksoi ai.
Një ndërhyrje kirurgjikale e vështirë është kryer me sukses në Neurokirurgjinë e QSUT. Mjekët kanë kryer ndërhyrjen delikate në tru me pacientin zgjuar.
Tumori ishte në një zonë të rëndësishme për funksionimin e fytyrës. Pasi tumori vazhdoi të rritej, mjekët u detyruan të kryenin një ndërhyrje. Por atyre iu desh që ta bënin këtë nëpërmjet kirurgjisë zgjuar duke marrë parasysh dhe rreziqet që vinin për 24-vjeçarin.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve