Sa e vështirë është të bindësh pacientin të jetë zgjuar në operacion? Flet mjeku
Shefi i shërbimit të Neurokirurgjisë në QSUT, Artur Xhumari thotë se operacioni me pacientë zgjuar, ka të bëjë edhe me personalitetin e të sëmurit.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Xhumari nënvizoi se në pacienti nuk ka përqëndrim, nuk mund të bashkëpunojë me mjekët.
“Një ndër ato kriteret për ta propozuar këtë lloj operacioni, është personaliteti i të sëmurit. Një personalitet që i shpjegon, por ai nuk kupton, nuk ka për të qenë i aftë që të bashkëpunojë me ne.
Ky lloj operacioni kërkon që të bashkëpunojë i sëmuri, të na përgjigjet. Humbet përqëndirmin, gjëja e parë. Duhet të jesh i përqëndruar. Nëse ti ke ankth, stres, djersitje, nuk ke për qëndrimin që të bashkëpunosh “, theksoi ai.
Një ndërhyrje kirurgjikale e vështirë është kryer me sukses në Neurokirurgjinë e QSUT. Mjekët kanë kryer ndërhyrjen delikate në tru me pacientin zgjuar.
Tumori ishte në një zonë të rëndësishme për funksionimin e fytyrës. Pasi tumori vazhdoi të rritej, mjekët u detyruan të kryenin një ndërhyrje. Por atyre iu desh që ta bënin këtë nëpërmjet kirurgjisë zgjuar duke marrë parasysh dhe rreziqet që vinin për 24-vjeçarin.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve