Zbardhet kërkesa e qeverisë për Ballukun në GJK:Pezullimi krijon vakum institucional
Euronews Albania ka siguruar kërkesën e plotë të Këshillit të Ministrave për shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së, që pezulloi nga ushtrimi i detyrës zëvendëskryeministren dhe njëkohësisht ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në shkresën e firmosur nga kryeministri Rama kërkohet:
-
Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar midis Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), nga ana tjetër, lidhur me pezullimin nga ushtrimi i detyrës së një anëtari të Këshillit të Ministrave.
-
Shfuqizimi i vendimit nr. 118, datë 19.11.2025, të GJKKO-së, në pjesën ku vendos masën ndaluese të pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që sipas qeverisë cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve kushtetuese që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë.
-
Pezullimi i efekteve të vendimit të mësipërm të GJKKO-së deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese.
-
Interpretimi i pikës 3 të nenit 103 të Kushtetutës, në kuptimin që “Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale që njeh jo vetëm Kushtetuta për deputetin, por edhe legjislacioni procedural penal”.
Në shkresë theksohet gjithashtu se kryeministri vlerëson se vendimi i GJKKO-së është antikushtetues për këto arsye:
-
Cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, i cili sipas nenit 103, pika 3 të Kushtetutës “gëzon imunitetin e deputetit”.
-
Cenon parimin e ndarjes së pushteteve, të parashikuar në nenin 7 të Kushtetutës, duke pezulluar nga detyra një ministër organ kushtetues i një pushteti tjetër dhe duke penguar veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.
-
Ndërhyn në kompetencat e organeve kushtetuese që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrin në detyrë.
Për këto arsye, Këshilli i Ministrave kërkon nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin e këtij akti, si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar midis GJKKO-së dhe Kryeministrit. Sipas qeverisë, duke pezulluar ministrin (anëtar të Këshillit të Ministrave), GJKKO ka krijuar de facto një situatë juridike të ngjashme me shkarkimin dhe ka ndërhyrë në veprimtarinë funksionale të Këshillit të Ministrave dhe në kompetencën kushtetuese të Kryeministrit për të propozuar emërimin dhe shkarkimin e ministrit.
Qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO-së vetëm për pjesën që lidhet me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke argumentuar se ky vendim prek interesa të larta shtetërore, shoqërore, por edhe të individëve.
Në dokument theksohet:
“Lënia në fuqi e vendimit të GJKKO-së, objekt i kësaj kërkese, do të sillte pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakuum institucional, mosfunksionim të Këshillit të Ministrave dhe pamundësi për ushtrimin e përgjegjësive dhe kompetencave që Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi i njohin ekskluzivisht pushtetit ekzekutiv.
Theksojmë se pezullimi i një ministri apo zëvendëskryeministri, përveçse shkakton mosfunksionim të Këshillit të Ministrave si organ kolegjial i pushtetit ekzekutiv, paralizon edhe veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv në fushën e përgjegjësisë së ministrit apo zëvendëskryeministrit të pezulluar. Mungesa e ushtrimit të pushtetit ekzekutiv, qoftë edhe në një fushë të vetme, sjell pasoja të rënda për interesin shtetëror dhe shoqëror, duke krijuar vakuum institucional në realizimin e pushtetit ekzekutiv, por edhe të vetë pushtetit legjislativ, pasi pamundëson propozimin e projektakteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projektakte për t’u miratuar deri në fund të vitit 2027 nga ministria që drejtohet nga ministri i pezulluar me vendimin e GJKKO-së.”
Kapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, tentoi të fuste drogë për një të paraburgosur
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën
Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
- 21:51 Kapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, tentoi të fuste drogë për një të paraburgosur
- 21:46 Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut
- 21:33 Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
- 21:33 Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën
- 21:28 Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit
- 21:13 Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë


