Zbulohen mallra kontrabandë në kufirin Kosovë-Serbi
Policia e Kosovës tha se në dy raste të ndara më 11 shtator ka zbuluar mallra kontrabandë në afërsi të brezit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas njoftimit, rasti i parë ka ndodhur në brezin kufitar Serbi-Kosovë, përkatësisht në zonën e Kamenicës është ndaluar një automjet me targa të Kosovës, i cili “është vërejtur duke hyrë ilegalisht në Kosovë”.
Gjatë kontrollit të automjetit të R.M, shtetas i Kosovës, janë zbuluar mallra që dyshohet të jenë kontrabandë.
Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën Stublinë-Dobërqan të Gjilanit, ku Policia ka tentuar që të ndalojë një automjet me targa serbe, të cilin po e ngiste, F.M, shtetas i Serbisë.
“Në përpjekje për t’iu shmangur kontrollit të njësitit Task Forcë dhe duke mos iu bindur urdhrave të Policisë, përveç që ka rrezikuar zyrtarët policorë, i njëjti gjatë vozitjes ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke dalë nga rruga”, u tha në njoftim.
Policia tha se në këtë makinë gjeti pajisje të ndryshme kontrabandë, “ku vlera e përafërt e tregut arrin shifrën rreth 20.000 euro”.
Edhe në të kaluarën, autoritetet e rendit kanë zbuluar mallra kontrabandë në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu ata kishin thënë se kanë mbyllur disa rrugë alternative në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, që besohet se janë përdorur për të kaluar mallra kontrabandë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit nga diaspora do ta gdhijnë para Kryeministrisë, detajet çfarë pritet të ndodhë në protestë
Flamur i madh te Piramida në Tiranë, qytetarët ndjekin nga lart protestën (VIDEO)
Aktivisti Arben Kola flet nga protesta: Qëndresa do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë
- 23:06 Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë
- 23:04 Vrasje në Rrogozhinë, 25-vjeçari godet me thikë fqinjin
- 22:54 Bregu: Qytetarët nuk pranojnë më të injorohen nga pushteti
- 22:37 Mohammad Bagher Ghalibaf kryeson delegacionin e i Iranit për bisedimet me SHBA në Zvicër
- 22:14 Trump kërcënon se do të vendosë taksa në Ngushticën e Hormuzit nëse nuk arrihet marrëveshja
- 21:59 Mila për Euronews Albania: Sot në PS folëm edhe për protestën, nuk mendohet dorëheqja e as zgjedhjet