Zbulohen parcela me kanabis në Himarë, në pranga dy persona

28 Qershor 2022 | 10:12

Dy persona janë arrestuar nga policia në Himarë me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se gjatë kontrollit, në fshatin Vuno, Himarë, në vendin e quajtur “Gjimlik”, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjithashtu, gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis (bimë në proces tharjeje).

Në pranga u vunë dy persona nga Vlora, R. C., 39 vjeç dhe D. A., 33 vjeç të cilët dyshohet se janë autorët e kësaj veprimtarie kriminale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar drejtuesit e rinj të zgjedhur në strukturat drejtuese të PD-së, duke theksuar se procesi u bazua te...
13:10 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026