Zeka: Kurti është duke bërë lojë të çuditshme, SHBA e BE janë zhgënjyer
Gazetari Milaim Zeka është shprehur se SHBA dhe aleatët e perëndimit janë të nevrikosur dhe të zhgënjyer nga kryeministri Albin Kurti dhe reagimet e tij.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zeka theksoi se Kurti po bën një lojë të çuditshme ndërsa ka theksuar se qytetarët e Kosovës po i gënjen o kreu i qeverisë ose zyrtarë të lartë të BE-së.
“Takimi i djeshëm dha rezultate, u nënshkruan disa marrëveshje, por SHBA, aleatët e Perëndimit dhe BE, janë të nevrikosur dhe të zhgënjyer me Kurtin dhe reagimin e tij. Marrëzia e këtij njeriu shkon deri atje sa në kohën kur po luftojmë për një marrëveshje finale me Serbinë, ky e ka zbritur dialogun botëror nga marrëveshja finale te problemi i targave të makinave. Kurti është duke bërë një lojë të çuditshme. Ose zyrtarë të lartë të BE po I gënjejnë qytetarët e Kosovës ose Kurti.”- tha ai.
Me tej ai theksoi se vendimi i serbëve për targat, aktualisht nuk paraqet asnjë lloj problemi.
“Serbët do i ndërrojnë tabelat e tyre vetëm në momentin kur Amerika dhe BE do bindin Vuçiç-in që të ju thotë serbëve që prej sot duhet t’i keni tabelat me regjistrim të Kosovës. Veriu i Kosovës është një vendim politik dhe jo ushtarak.”- shtoi ndër të tjera gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 12:38 Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
- 12:30 Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve