Zelensky kërkon bisedim direkt me Putin
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se e vetmja mënyrë për të ndaluar luftën është “dialog i drejtpërdrejt me Putin”.
“Ne nuk po e sulmojmë Rusinë dhe nuk e kemi në plan ta sulmojmë. Çfarë kërkon nga ne? Hië dorë nga toka jonë”, tha Zelensky në një dalje televizive drejtuar kombit.
“Uluni me mua. Por jo 30 metra larg si me presidentin francez Emmanuel Macron”, duke iu referuar tavolinës së gjatë ku biseduan dy krerët e shteteve muajin e shkuar.
View this post on Instagram
Presidenti Ukrainës i ka bërë gjithashtu apel Perëndimit që të dërgojë avionë luftarakë.
“Nëse nuk keni fuqinë të mbyllni qiejt, atëherë na dërgoni avionë”, tha Zelensky.
“Nëse ne nuk do të jemi më, radhën do e ketë Letonia, Lituania dheEstonia”, tha ai.
Të enjten ka nisur raundi i dytë i bisedimeve midis delegacioneve ruse dhe ukrainase.
Pala ukrainase ka deklaruar se do të përqendrohet rreth tri pikave kryesore:
- Armëpushim i menjëhershëm
- Ndalimi i luftimeve
- Korridore humanitare për evakuimin e civilëve nga qytete që janë shkatërruar ose vazhdimisht të bombarduara
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro