Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u largua nga Shqipëria. Ai ishte i pranishëm këtë të mërkurë në samitin për Ukrainën të zhvilluar në Tiranë.
Pas vizitës në Shqipëri, presidenti i Ukrainës do të takohet me presidentit e Moldavisë ku situata është disi e tensionuar.
Në përfundim të Samitit të Ukrainës dhe vendeve të Evropës Juglindore, presidenti Volodymyr Zelensky, apeloi që të vijojë ndihma e Perëndimit ndaj Ukrainës, pasi Rusia nuk do të ndalet vetëm në vendin e tij.
Zelensky tha se Moska nuk e ka gëlltitur rezistencën e Ukrianës dhe ndaj mund të kërkojë destabilizimin e vendeve të vogla.
LEXONI GJITHASHTU: