Zgjedhjet e parakohshme lokale/ Pas Tiranës socialistët shpallin kandidatin e Matit
Pas kandidates për Bashkinë e Tiranës, Partia Socialiste ka bërë publik emrin e kandidatit për Bashkinë e Matit. Altin Bojni është emri të cilit Partia Socialiste i ka besuar kandidaturën për zgjedhjet e 9 nëntorit.
Bojni është i vetmi propozim që vjen nga strukturat e PS në Mat. Aktualisht ai mban postin e Drejtorit të Shëndetit Publik dhe kryetar i Këshillit Bashkiak, Financier me profesion, më herët ai ka mbajtur postin e drejtorit të postës dhe drejtorit të burgut të Burrelit.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se javën e ardhshme pritet të mblidhet Kryesia e PS, e cila do të miratojë zyrtarisht këtë kandidaturë, së bashku me kandidaturat për pesë bashkitë e tjera.
Nga ana tjetër drejtuesi Politik i Qarkut Dibër, Blendi Klosi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Socialiste. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Klosi theksoi se kanë kryer analizën e rezultatit të marrë në zgjedhjet e 11 Majit.
Zgjedhjet në Bashkinë e Matit do të mbahen pak muaj pas dorëheqjes së kryebashkiakut, Agron Malaj. Malaj në zgjedhjet e 11 majit ishte në listën e hapur në Dibër. Largimi i tij si dhe dorëheqja e kryebashkiakëve të tjerë ka sjellë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki të cilat u dekretuan nga presidenti Bajram Begaj.
Zgjedhjet e parakohshme do te mbahet edhe në Tiranë pas shkarkimit të Erion Veliajt ndërsa ai ka ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Kandidatura tjetër e shpallur nga PS është ajo e Tiranës, Ogerta Manastirliu.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë