Zgjedhjet lokale, Idrizi: Në Tiranë na duhet një kandidat përtej partive politike
Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi është shprehur se kandidati për kryetar bashkie në Tiranë duhet të paraqesë një vizion përpara qytetarëve.
Këtë e tha në një deklaratë për Euronews Albania, duke shtuar se opozita duhet të ketë një kandidat që të dalë përtej partive politike dhe që të merret me problemet e qytetit dhe të njerëzve.
“Primaret janë një ndër mënyrat e përzgjedhjes së kandidatëve. Por varet se si konceptohen primaret. Çdo njeri që kandidon për kryetar bashkie duhet t’i thotë qytetarëve vetes, se përse ai do të bëhet kryetar bashkie. Duhet të paraqesë një vizion. Ne shohim njerëz të cilët i caktojnë për kryetarë bashkie, por pasi zgjidhen mendojnë se çfarë do të bëjnë me punën për të cilët i kanë zgjedhur. Ne na duhet një kandidat që të dalë përpara 300 mijë shqiptarëve dhe të jetë përtej partive.
Kësaj radhë ne duhet të japim një profil të një kandidati që e di se çfarë do të bëjë të nesërmen dhe a ka mundësi të jetë një që të merret me qytetin, rrugën, trafikun, ujin, hallet e përditshme që janë shumë të mëdha. Ky do ishte profili që PDIU do t’i bashkohej”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve