Zgjedhjet në RMV, Ben Andoni: Shqiptarët të bashkohen, edhe në këto zgjedhje ishin të përçarë
Analisti i njohur, Ben Andoni ka komentuar në Euronews Albania zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, ku partitë shqiptare kanë arritur të fitojnë 32 mandate deputeti.
Ai tha se rezultati i zgjedhjeve në RMV për shqiptarët është pozitiv, por shtoi se partitë duhet të bashkohen me njëra tjetrën për të krijuar një unitet më të fortë.
Ndryshe nga shumë analistë të cilët e shohin të realizueshme tezën, që ka ardhur koha që Maqedonia e Veriut të drejtohet nga një kryeministër shqiptar, z. Andoni shprehet mosbesues për këtë çështje.
“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ka ardhur momentin që të bashkohen, sepse edhe në këto zgjedhje, ata janë shumë të përçarë. Besa është me LSDM, BDI Kërkoi diçka gati të parealizueshme me zotin Ziberi që të ishte kryeministër, por zoti Ahmeti përkundrejt atij deklarimi shumë epror për shqiptarët, në një farë mënyrë është akoma larg asaj që shqiptarët të jenë bashkë. Aleanca është veç me BDI, PDSH është në kuotat më të ulëta. Është shumë e dhimbshme, se nga PDSH ka dalë realisht një nga ideologët më të mëdhenj të filozofisë politike shqiptare në këto 40 vite të fundit, si zoti Xhaferi”, tha ai.
Pak më parë, analisti Ilir Kulla tha në Euronews Albania se rezultati i zgjedhjeve në vendin fqinj është sinjal suksesi për partitë shqiptare, ndërsa shtoi faktin se, tashmë është koha që Maqedonia e Veriut të drejtohet nga një kryeministër shqiptar.
“Unë e shoh rezultatin e Maqedonisë së Veriut me shumë optimizëm, sepse është një rezultat që do ta bëjë të mundshme që shqiptarët të kenë kryeministrin në Maqedoninë e Veriut. Është shumë e thjeshtë. LSDM-ja, në koalicioni e saj fitues ka 4 deputetë, të cilët i ka marrë partia Besa, të cilët janë shqiptare, dhe pa të cilët LSDM nuk do dilte forcë e parë, dhe dy deputetë në listat e LSDM-së janë shqiptarë dhe LSDM-ja sot ka 40 deputetë maqedonas dhe 6 shqiptarë”, tha ai.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor