Zgjedhjet në Rrogozhinë, Erion Veliaj: Ne flasim me punë dhe ecim vetëm përpara

21 Korrik 2023 | 15:27

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u ndal në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku zhvilloi një takim me banorët e zonës, të cilët i ftoi që më 23 korrik të votojnë kandidatin Edison Memolla.

Veliaj tha se të gjithë e kanë kuptuar që zgjedhja e duhur për Rrogozhinën është Partia Socialiste.

“Me cic-micet e vogla nuk mund ta çojmë Rrogozhinën si plaçkë te Saliu. E keni parë Saliun, përditë vrer-vrer?! E ka refuzuar Amerika. E ka refuzuar Anglia dhe Saliu vetëm vrer përditë. U rrah në Tiranë. U rrah me 60 mijë vota,” – u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj nuk e shikon alternativë për Rrogozhinën Shkëlqim Hoxhën, kandidatin kundërshtarë të socialistëve.

“Kur e sheh atë tjetrin përballë që përfaqëson Saliun, mendon realisht që ai do rregullojë shtëpinë tënde, do zgjidhë hallet e tua? A ju kujtohet kur e patë në 8 janar duke i hedhur bomba molotov SHQUP-it, selisë së vet? Duke marrë shkop bejsbolli për t’i rënë shokëve të vetë aty brenda,” – tha ai.

Të dielën e 23 korrikut qyetarët në Rrogozhinë do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashksië.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026