Zgjedhjet Parlamentare e Presidenciale, mbyllet procesi i votimit në RMV
Është mbyllur procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut, ku po mbahen zgjedhjet Parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve Presidenciale.
Gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhi, ka dhënë detaje nga procesi zgjedhor atje, ku tha se menjëherë pas mbylljes së votimit, nis numërimi i votave, pasi kutitë e votimit nuk zhvendosen njësoj siç veprohet në Shqipëri.
Ai tha gjithashtu se rreth orës 22:00 do të dalin edhe rezultatet e para të votimeve, ku pritshmëritë janë që VMRO të dalë parti e parë, por që do të jenë koalicionet më pas ato që do të vendosin.
Ndërkohë mësohet se pjesëmarrja deri në orën 18:30 ka qenë për zgjedhjet Presidenciale 46.31 % dhe për ato Parlamentare 53.32 %.
“Këtu u mbyll zyrtarisht votimi, kjo ishte qendra e fundit. Mbyllet dhe dera dhe nis më pas procesi i numërimit. Ka nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit.
Fillimisht do të shihen materialet zgjedhore, pastaj do të numërohen fletër e votimit për president, por edhe për Parlamentin. Përditësimi pritet të jetë pas pak minutave për të parë përqindjen e pjesëmarrjes në votim.
Procesi i numërimit është shumë më i thjeshtë se ai që ne kemi në Shqipëri. Projeksionet e para pritet të jenë rreth orës 20:30 dhe pas orës 22:00 pritet të kemi edhe rezultatet e zgjedhjeve. Shifrat janë 39,3 % me 43,8 %, por më pas do të ketë edhe përditësim. Pritet që VMRO-DPMNE të dalë partia më e madhe sipas projeksioneve”, tha Samarxhiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë