English

Zhabina: Autoritetet të ndryshojnë strategji në luftën kundër trafikut të drogës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetari Xhevahir Zhabina është shprehur se synimi kryesor i trafikantëve të drogës është kokaina duke qenë se fitimi është më i madh.

- Advertisement -

Këtë e tha në një intervistë për Euronews Albania, teksa po fliste për zbulimet e laboratorëve të drogës në vendin tonë ndër vite.

“Në Bregovë të Hasit kishte një tjetër specifikë tjetër. Atje nuk është kapur kokainë por vetëm heroinë. Sigurisht se ishte specifikuar edhe në ndarjen e kokainës. Ishte një lobarator që kishte disa shtetas të huaj të përfshirë por jo nga Amerika Latine. U shpallën në kërkim disa shtetas turq. Synimi kryesor i trafikantëve mendoj që është kokaina pasi fitimi është më i madh”- deklaroi Zhabina.

Gazetari theksoi se autoritetet në vendin tonë nuk kontrollojnë siç duhet territorin, ndërsa solli në vëmendje zbulimin e laboratorit të drogës në vitin 2015 ku kishte një mosmarrëveshje mes Prokurorisë dhe Policisë.

“Autoritetet te ne nuk e kontrollojnë territorin ashtu siç duhet. Kujtoj që në vitin 2015 kishte një mosmarrëveshje mes Prokurorisë dhe Policisë pasi policia thoshte se nuk po arrijnë ta gjejnë se ku është fiks laboratori. Ndërkohë autoritetet gjermane që kishin kryer një pjesë të madhe të hetimeve e sillnin me koordinata të caktuara se ku ishte fiks laboratori.

Ajo që të bënë çudi është se agjencia e Mbikëqyerjes Policore nuk arrin të vërtetojë asnjëherë përfshirjen e këtyre punonjësve të policisë edhe pse në të gjitha rastet ata kanë informacion se janë të përfshirë në paligjshmëri”- tha Zhabina.

Më tej gazetari u shpreh se policia duhet të ndjekë një strategji tjetër në goditjen e trafikut të drogës pasi edhe trafikantët kanë ndryshuar strategji.

“Mendoj se duhet një strategji tjetër aq më tepër që edhe trafikantët kanë ndryshuar strategji. Të ngrihet një laborator i tillë në Fier minimumi policia patjetër ka informacion se aty ka diçka të paligjshme. Autoritetet tona duhet ta marrin më seriozitet situatën, pasi në shumicën e rasteve kur zbulohen laboratorë informohemi nga autoritetet partnere”- përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×