Zhgënjehen pensionistët e Shkodrës, shpërblimi i fundvitit nuk i kënaq aspak
Prej ditësh qeveria ka akorduar shpërblimin e fundvitit për pensionistët në vlerën e 5 mijë lekëve.
Por a janë të kënaqur ata duke marrë parasysh rritjen e çmimeve?
Euronews Albania bëri një vëzhgim në Shkodër dhe komunikoi me disa pensionistë.
Shpërblimin e cilësojnë si të pamjaftueshëm në raport me rritjen e çmimeve.
“Për ne pensionistët që kemi punuar 43 vjet, pak, pak. A mjaftojnë krahasuar me rritjen e çmimeve? Pu, pu, pu! E kam marrë bishtajën 3500 lekë, sa e preka me dorë ika …”, thotë një e moshuar.
“Për fukaranë dhe pensionistët edhe 10 lekë janë shumë. Keq boll, keq boll. Duhet të vënë dorën në zemër ata që marrin nga 5-6 milionë”, shprehet një tjetër.
Gjatë këtyre ditëve të ftohta dimri në sportelet e postës ka pasur radhë për tërheqjen e pensionit në Shkodër duke u shoqëruar herë pas here dhe me mungesë parash për shkak të vonesës së shpërndarjes nga bankat të sasisë së parave për pensionistët.
Fundviti shoqërohet edhe nga rritja e çmimeve, që më së shumti rëndon në xhepat e pensionistëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024