Zjarri në RMV, inxhinierja: Diskoteka ishte “bombë me sahat”, një derë për 50 veta
Dëshira Mena, drejtore e unionit të inxhinierëve, ishte këtë të diel e ftuar në “Review” në Euronews Albania ku ka komentuar rreth tragjedisë me të paktën 59 viktima në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku një diskotekë u përfshi nga flakët.
Ajo tha se ambienti i përdorur për diskotekën ishte i pasigurt dhe nuk përmbushte asnjë kriter për të zhvilluar këtë aktivitet. Ajo tha se nga porta e emergjencës së këtij objekti mund të dilnin diku te 50 persona, gjë që edhe ka shkaktuar dhjetëra viktima e qindra të lënduar.
“Objekti nuk është një objekt i përshtatshëm për atë aktivitet. Nuk ka volumin e duhur, nuk ka hapësirat e duhura, nuk ka strukturën e duhur për të funksionuar si e tillë. Nuk flas fare për çështjen e zhurmave, por një objekt në të cilin ti mbledh 1500 veta në një sipërfaqe të tillë të vogël, ku ke një derë për 50 veta. Kjo do të thotë se i gjithë perimetri i saj me atë numër dyersh nuk i mbulonte dot. Sikur muret të hapeshin me buton prapë nuk do dilnin dot, jo më ata që kishin një derë si derë shpelle ku duhet të dilnin të gjithë. E dyta, objekti ka qenë një objekt i djegshëm i gjithi, të gjitha kanë qenë element të djegshëm. Ka qenë si një bombë që me provokimin më të vogël mund të aktivizohej. E treta veç dyerve për evakuim, nuk kishte asnjë plan evakuimi. nuk kishte asnjë drejtues që të dilte dhe të drejtonte turmën në një moment të caktuar. Aty nuk funksioni as sistemi i alarmit, as audio”,-tha Dëshira Mena.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump
- 20:33 Arakchi: Irani dhe Omani do të zhvillojnë bisedime për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit
- 20:28 Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren
- 20:23 Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran