Zvarritet sërish gjyqi për statutin e PD, avokati i Alibeajt kërkoi më shumë kohë

20 Dhjetor 2022 | 15:30

Edhe këtë të martë nuk pati vendim për statutet e Partisë Demokratike që kanë dalë nga kuvendet e 17 korrikut 2021 dhe 18 dhjetorit.

Gjykata e Apelit Tiranë e shtyu vendimmarrjen për ankimin e Enkelejd Alibeajt, i cili ka kërkuar që vendimet e këtyre dy kuvendeve të regjistrohen bashkë.

Kjo është shtyrja e katërt, pas atyre që më herët gjykata ka bërë më 3 e 10 nëntor si dhe më 6 dhjetor. Shkaku i shtyrjes këtë herë ishte kërkesa e avokatit Rezart Kthupi për më shumë kohë që të njihet me dosjet. Seanca e radhës është caktuar më 22 dhjetor.

Shqyrtimi i kësaj çështje në Gjykatën e Apelit edhe në rast vendimmarrje nuk do të zgjidhte asgjë në mënyrë përfundimtare sa i takon statutit të Partisë Demokratike që njihet ligjërisht.

Në rastin më të mirë për palën e Enkelejd Alibeajt, nëse gjykata do e pranoj kërkesën, atëherë çështja do të rikthehej në shkallën e parë të gjyqësorit.

Në këtë shkallë të gjyqësorit ka edhe një vendim dhënë nga gjyqtari, Agron Zhukri i cili ka njohur statutin e dalë nga Kuvendi që thirri Sali Berisha më 11 dhjetor 2021. Por edhe vendimi i Zhukrit është apeluar nga Alibeaj që kërkon rrëzimin e tij.

Për këtë çështje ende nuk ka një datë shqyrtimi nga Gjykata e Apelit. Nëse Apeli do të pranonte kërkesën e Alibeajt, do i hapej rruga e mbetjes në fuqi të vendimeve që kanë dalë nga kuvendi 18 dhjetorit.

Por nëse Gjykata rrëzon ankimin e Enkelejd Alibeajt, atëherë Berishës do i lindte e drejta për ta regjistruar statutin e 11 dhjetorit në regjistrin kombëtar të partive, duke mbajtur në mënyrë definitive vulën dhe firmën e PD-së edhe zyrtarisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026