Zyrtari i lartë i ambasadës amerikane: SPAK duhet ruajtur si xhevahir në Shqipëri

25 Janar 2024 | 14:24

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ishte këtë të enjte në Shkodër, ku zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi”. Në takim, kreu i SPAK shoqërohej dhe nga Këshilltar Ligjor i Ambasadës Amerikane, David Backman.

Ky i fundit, në takimin e mbajtur dha dhe disa komente mbështetëse mbi Prokurorinë e Posaçme. Backman nënvizoi se SPAK është i mbrekulllueshëm dhe i duhet shumë një vendi me korrupsion siç është Shqipëria.

Ai shtoi se Prokuroria e Posaçme shqiptare është një institucion që e kanë zili dhe vendet e tjera dhe ndaj duhet ruajtur si një xhevahir.

“SPAK është i mrekullueshëm dhe i duhet shumë një vendi me korrupsion si Shqipëria. SPAK është i rëndësishëm, ndaj edhe e shihni çdo ditë në TV teksa i referohen mediat dhe politikanët.

SPAK mund të bëjë akoma diçka më shumë dhe jam i sigurt dhe ne e presim këtë. Ju të rinjtë mund të ndryshoni kulturën bazike të integritetit sepse SPAK nuk mund ta bëjë i vetëm. Jua them me siguri se SPAK e kanë zili shumë shtete të tjera që nuk e kanë si strukturë. SPAK duhet ruajtur si xhevahir në Shqipëri.

Është e vërtetë që SPAK është një institucion i mbingarkuar por me një shoqëri më të mirë situata në vend mund të përmirësohet dhe SPAK mund ta ketë më të lehtë. Korrupsioni është kudo. Kam shërbyer në Sri Lanka dhe ju them se si atje si në Amerikë, por edhe këtu në Shqipëri ka korrupsion, por çështja është te niveli, burimet, institucionet mbikëqyrëse. Në Amerikë për shkak të kësaj frika është shumë më e madhe për të bërë korrupsion. Sa i përket përqindjes së korrupsionit në Amerikë nga ku vij unë, Sri Lanka ku kam shërbyer apo për tre muajt e fundit që gjendem në Shqipëri ju ftoj të shihni raportet zyrtare”, tha David Backman.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026