Avokati: Si SPAK kontrolloi shtëpinë e bashkëjetueses së Ahmetaj pa mandat
Bashkimi i tre veprave penale në një të vetme në rastin e ish- zëvendës Kryeministrit Arben Ahmetaj është quajtur një veprim rutinë i prokurorisë nga avokati Redi Ramaj.
I ftuar në Euronews Albania avokati tregoi gjithashtu se si arriti SPAK në shtëpinë e zotit Ahmetaj, i cili kishte imunitetin e deputetit.
Sipas tij duke qenë se shtëpia ishte në emër të bashkëjetueses së ish-zëvendës Kryeministrit, dhe ajo nuk bën pjesë në imunitetin e Kuvendit, BKH ka të drejtën e ushtrimit të kontrollit.
“Unë mendoj se ajo është person nën hetim. Por kontrolli i banesës, nëse është bërë apo jo sipas ligjit, kjo lidhet me imunitetin e zotit Ahmetaj.
Zoti Ahmetaj për shkak të imunitetit të tij nuk mund të jetë ushtrohet kontroll banese pa u marrë miratimi i Kuvendit të Shqipërisë. Por BKH thotë se zonja Erjola Hoxha bashkëjetuese e tij, nuk është subjekt i imunitetit të kuvendit, pra nuk ka nevojë për kërkesë për të kontrolluar banesën e saj”,- tha avokati Redi Ramaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë