“2 mijë lekë të reja grami”, kultivuesi i shafranit: Ja pse ma kërkojnë më shumë

7 Korrik 2023 | 09:26

Reald Ruçi është një kultivues i erzës së shafranit në Berat. I ftuar në një lidhje direkte për “Good Morning Albanians”, ai tha se njerëzit kryesisht e kërkojnë për rakinë, pasi sipas tij, kjo erëz e bën më të veçantë pijen e preferuar të shqiptarëve.

I pyetur se sa kushton një gramë shafran, ai tha se një gramë e shet me 2 mijë lekë të reja dhe një vazo e tillë mund të përdoret për 4-5 gatime.

“Shafrani është një bimë që përdoret në disa gatime të caktuara. Ne nuk e kemi përdorur shumë më parë, por kohët e fundit kanë filluar ta përdorin. Megjithatë shumica ma kërkojnë, për rakinë, se thonë se e bën të mirë dhe të bukur.

Mesatarisht në tregun tonë një gram shafran shkon 2 mijë lekë të reja. Një vazo me një gram shafran mund të ndahet në 4 apo 5 gatime, për 4 apo 5 persona”,-tha për Euronews Albania Reald Ruçi.

Për më tepër na ndiqni në kanalin tonë në YouTube

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024